15.2 C
Geneva
Tuesday, October 21, 2025

Reforma të thella në drejtësi, ambasadori i SHBA-së takim me Albulena Haxhiun!

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar një takim me ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Një postim në Twitter, diplomati amerikan ka dhënë detaje rreth takimit.

“Takim produktiv me ministrin e Drejtësisë Haxhiu sot. SHBA-ja është e përkushtuar për të punuar me Kosovën për të luftuar korrupsionin, duke reformuar strukturat ekzistuese, ndërsa forcojnë shërbimin civil apolitik të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar se shumë shpejt do të fillojnë punimet me grupet punuese në lidhje me Projektligjin për vetting.

“Shumë shpejt nisim punën me grupet punuese lidhur me Projektligjin për vettingun, konfisikm të pasurisë së pajustifikueshme, Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe shumë çështje të tjera”, ka shkruar ajo.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img