“Dorëzohen” serbët, largohet kamioni i parë nga barikada

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një kamion është larguar nga rruga që dërgon në Bërnjak dhe Jarinje.

Sapo është larguar kamioni i parë nga barrikada e krijuar në rrugët që të qojnë në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Ekipi i IndeksOnline që po qëndron në këtë pikë kufitare ka vërejtur kamionin e parë që është “dorëzuar” para protestës dhe është larguar nga rruga.

I njëjti është larguar para pak minutash në mënyrë vullnetare. Kamioni ka dalë nga pika kufitare në Bërnjak dhe është kontrolluar nga Policia dhe Dogana.

Që nga dita e hëna disa qytetarë serbë kanë bllokuar rrugët që të dërgojnë në pikën kufitare Jarinje dhe Bërnjak në shenjë revolte për masën e reciprocitetit për targa.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img