Gastronomët takohen me Haradinaj, ja për çfarë bisedojnë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gastronomët sot janë takuar me kandidatin për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj.

Kandidati i AAK-së për Prishtinë Daut Haradinaj ka takuar sonte përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Ai ka thënë se gastronomët u goditën nga pandemia dhe vështirësitë ekonomike nga masat e pamenduara mirë dhe mbeten pa asnjë zgjidhje të ofruar.

“Me më të mirët e Kryeqytetit! Gastronomët dhe miqtë e mi, ata që u goditen nga pandemia dhe vështirësitë ekonomike nga masat e pamenduara mirë dhe mbeten pa asnjë zgjidhje të ofruar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka deklaruar se dyert e komunës do të jenë të hapura gjithmonë për ta, nëse ai do të udhëheqë me kryeqytetin.

“Bashkë kemi plane fantastike që do e rigjallërojnë shpirtin e Prishtinës. Faleminderit miq! #eparaPrishtina #punamarë”.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img