Java juaj me REL-in

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Situata në veriun e Kosovës ka dominuar zhvillimet të cilat i ka mbuluar Radio Evropa e Lirë gjatë javës që lëmë pas. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë qëndruar në Bërnjak dhe Jarinjë ku kanë përcjellur nga afër zhvillimet atje. Ndër temat tjera, veçojmë kundërshtimet e opozitës për tërheqjen e Qeverisë së Kosovës nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC) dhe paralajmërimet e BE-së se mund t’ua kthejë vizat disa vendeve të Ballkanit. 

Trembëdhjetë ditët e bllokadës në veri

Një nga ngjarjet që solli tensionet më të larta mes Kosovës dhe Serbisë, në vitet e fundit, ka përfunduar të shtunën (2 tetor) me largimin e barrikadave dhe tërheqjen e njësive speciale policore nga veriu. Video e mëposhtme sjellë një përmbledhje të ngjarjeve 

Më shumë në këtë temë:  

Escobar: Kosova ka pasur të drejtë në reciprocitet, por u befasuam me mënyrën
Bislimi: Priten masa të tjera të reciprocitetit 
Rusia përcjell nga afër Jarinjën

Opozita thotë se tërheqja nga gazi rrezikon partneritetin me SHBA-në

Tërheqja e Qeverisë së Kosovës nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC) ka hasur në kundërshtime nga partitë opozitare në Kosovë.

Çka po ndodh me mbetjet patologjike në QKUK?

Qese najloni me plot placenta vazhdojnë të qëndrojnë në pesë frigoriferë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë.

Gjendja në këtë klinikë nuk ka ndryshuar edhe pas një jave qëkur Radio Evropa e Lirë ka raportuar për këtë problematikë.

Politika varfëroi ekonominë

 

Ekonomia e Kosovës ka pësuar më së shumti nga raportet e tensionuara politike dhe etnike që janë shfaqur ndër vite mes Kosovës dhe Serbisë, thonë ekonomistët vendorë.

Sipas tyre, ekonomia e Kosovës ia ka parë sherrin edhe nivelit të madh të korrupsionit, krimit si dhe tensioneve të shpeshta të brendshme në Kosovë që nga mbarim i luftës në vitin 1999.

Komuniteti i të shurdhërve kërkon barazi në informim e edukim

Momentalisht, në Kosovë ekziston një shkollë e specializuar për fëmijë të shurdhër, në Prizren.

Megjithatë, sipas Shoqatës Kosovare e të Shurdhërve, shumë fëmijë vazhdojnë të mësojnë nëpër shkolla të tjera pa asistencë dhe mësime që do të përfshinte edhe gjuhën e shenjave dhe gjuhën e shkruar shqipe.

BE-ja mund t’ua kthejë vizat disa vendeve të Ballkanit

Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë të shqetësuara për numrin e madh të personave që nuk plotësojnë kushtet për të aplikuar për azil, që vijnë nga shtetet, për të cilat BE-ja ka hequr regjimin e vizave.

Shqipëria bëhet shteg i ri drejt BE-së për emigrantët   

Përfundon regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, do të mbyllet të enjten më 30 shtator, përkundër debateve e paralajmërimeve nga Enti i Statistikës, se do të kërkojë shtyrjen e këtij procesi për disa ditë, për shkak të sulmeve të hakerëve, të cilat për disa ditë kishin penguar regjistrimin në terren.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img