Shefi i EULEX-ti: Nesër nis zbatimi i marrëveshjes për targat

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Veriu i Kosovës i është kthyer normalitetit.

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka vlerësuar se situata në veri të Kosovës është e qetë.
Wigemark ka thënë se EULEX-i po vazhdon patrullimet e shtuara në veriun e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Tutje ai njoftoi se që nga nesër do të nis zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes që parasheh vendosjen e letrave ngjitëse në targat e automjeteve.

“EULEX-i po vazhdon të patrullojë dhe vëzhgojë situatën në Kosovën veriore së bashku me NATO-n dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës. Situata është e qëndrueshme dhe regjimi i ri i afisheve do të nis nga të dyja palët që nga nesër më 4 tetor”, ka shkruar në Twitter Wigemark.

Përgjatë ditës së djeshme, është zbatuar pika e parë e marrëveshjes për targat. Pika e parë parashihte largimin e protestuesve serbë, si dhe zëvendësimin e Njësitit Special me trupat e KFOR’it në pikat kufitare në veri.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img