Ish-ambasadori i Holandës i reagon Borellit: BE-ja tregoi paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Për situatën e krijuar në veri, ka pasur reagime të shumta.

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, i ka reaguar përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për deklaratën lidhur me aksionin e sotëm në veri të vendit.
Bosch, ka thënë se BE-ja po e tregon edhe një herë “paaftësinë” e saj në lidhje me Kosovën, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Borrell është dashur të njihet me realitetin se veriu i Kosovës drejtohet nga banda kriminale.

“Përsëri BE-ja tregoi paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. Borrell de facto, duke i kërkuar policisë të mos dalë kundër kontrabandistëve, nëse do të kishte marrë mundimin të njihej me realitetin në veri të Kosovës, do të kishte ditur se veriu drejtohet nga banda kriminale dhe nuk është kurrë herët për të dalë kundër tyre. Pra, edhe nëse është reagimi i dhunës, ai duhet ta lavdërojë atë”, ka shkruar ish-ambasadori në një postim në Facebook.
Borrell, në reagimin e tij, e ka quajtur “të njëanshëm dhe të pakoordinuar” aksionin në veri të Kosovës.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img