Humbi jetën nga Covid-19 në Angli, mblidhen paratë për të sjellë trupin e 28-vjeçarit në Shqipëri

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në llogarinë e hapur në “gofundme” është mbledhur tashmë shuma e nevojshme për të sjellë trupin e pajetë të Sidorel Myzeqarit në Shqipëri. 28-vjeçari shqiptar ndërroi jetë dy ditë më parë në Britani të Madhe si pasojë e koronavirusit. I riu nga Mollasi i Elbasanit jetonte në Angli prej disa vitesh.

Myzeqari kishte disa ditë me simptoma, por gjendja e tij u rëndua papritur dhe personat që kujdeseshin për të e dërguan në spital, por për fat të keq ai nuk ia doli.

Shokët dhe të afërmit filluan procedurat për kthimin e trupit të tij në atdhe, por patën të pamundur financiarisht. Tashmë në llogarinë e krijuar në gofundme janë mbledhur 30,696 paund nga 303 donatorë.

Kujtojmë se Britania e Madhe është duke kaluar një valë tjetër të koronavirusit me mijëra të infektuar çdo ditë duke bërë që edhe numri i të vdekurve të rritet.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img