Alb’swiss TV, Medie e vendosmërisë dhe e vazhdimësisë, nga 1 nëntori vjen me logo te re.

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Bëhen vite që kur informimi kulturor, kombëtar, veprues dhe jetësorë, nga mërgata jonë e më gjerë, janë bashkuar për t’i dhënë formë prezantimit televiziv, dhe për ta ofruar atë tek shikuesit përmes operatorit Alb’swiss Tv media me seli në Gjenevë të Zvicrës.

Kanali ynë po përshpejton vendosmërinë e vazhdimësisë dhe të përmbajtjes së tij nëpër shumë rrethe të audiencës digjitale.

Politika jonë programore vazhdon të mbetet e njëjtë rreth qëllimeve për të vendosur kulturën, jetën dhe të arriturat kombëtare në shërbim të projekteve të interesit të përgjithshëm. Ajo veçanërisht ka si synim informimin e drejtë, të pa anshëm me mundësi të barabarta për gjithë bashkëkombësit tanë e në veçanti pjesën të cilët jetojnë e veprojnë jashtë trojeve etnike.

Ashtu sikur përmbajtjet editoriale, bashkë me cilësinë teknike të imazheve të transmetuara, dhe dashamirësia redaktoriale përherë do jenë kryefjala e Televizionit ALB’SWISS TV.

Në vazhdimësi do përpiqemi të jemi pranë lajmit, ngjarjes, dhe ofrimit të tij tek audienca… Televizioni ynë përherë do ketë dyert e hapura për gjithë ata që fjalën dhe kulturën shqiptare e mbajnë në duar e në shpirt si pishtarin e pashuar…

Respekt për të gjithë dhe së bashku krijojmë fuqinë!

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img