A do ta votojë LDK-ja Osmanin? – Kjo është deklarata e Lutfi Hazirit

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haziri nuk pranon të tregojë qëndrimin e LDK-së, arsyetohet se s’është deputet.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk ka pranuar të tregojë për qëndrimin e LDK-së pasi Vetëvendosje tërhoqi iniciativën për ndryshime në Ligjin për Zgjedhje.

Ai është arsyetuar se nuk mund të deklarohet pasi s’është deputet.

Para tij nga mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së kanë dalë deputetët Armend Zemaj e Valentina Bunjaku të cilët s’u deklaruan.

Më herët gjatë ditës, Haziri u shpreh se LDK-ja do të marrë pjesë në seancën e votimit të presidentit, por më pas LDK-ja kërkoi tërheqjen e amendamentimeve të Ligjit për Zgjedhje. VV-ja tërhoqi iniciativën pasdite, pak para orarit të paraparë për nisjen e seancës.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img