1.2 C
Geneva
Friday, December 5, 2025

A do të luajë Ramos në ndeshjen ndaj Kosovës, flet trajneri i Spanjës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Luis Enrique tregon nëse Ramos do të luaj ndaj Kosovës.

Selektori i Spanjës, Luis Enrique, ka konfirmuar se pushimi i Sergio Ramosit ndaj Gjeorgjisë nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim.

Sergio Ramos nuk u paraqit në ndeshjen e fundit ndaj Gjeorgjisë, ndeshje të cilën Spanja e fitoi me mund në fund me golin e Dani Olmo.

Luis Enrique sqaroi se mungesa e Ramos ishte një vendim që ai e mori për shkaqe sigurie.

“Sergio është në gjendje të përsosur dhe mungesa e tij ishte një vendim teknik,” shpjegoi Luis Enrique.

“Unë e di se çfarëdo që të bëj do të gjenerojë polemika tek opinioni publik, nëse Ramos luajti pesë minuta, nëntëdhjetë minuta ose asnjë”, shtoi ai.

“Jam mësuar tani, asgjë nuk më habit. Jam gati për debatin”, përfundoi Luis Enrique.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img