A do të shkarkohet Goran Rakiq, Qeveria e Kosovës merr këtë vendim

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia e Kosovës dje ka zhvilluar një aksion kundër kontrabandës në veri të vendit.E, për këtë nuk janë pajtuar qytetarët serbë, të cilët kanë kundërshtuar ashpër këtë veprim të Policisë.

Madje ata, kanë sulmuar policët e gazetarët kosovarë.

Këtë situatë të krijuar në veri e ka komentuar ministri për komunitet dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

Ai, madje këtë veprim të Policisë e ka krahasuar me “Natën e Kristalë”, duke thënë se serbët nuk durojnë më.

Ndaj deklaratave të tij, kanë reaguar jo vetëm përfaqësues të Kosovës. por edhe të huaj.

Disa nga ta kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që ta shkarkojë ministrin Rakiq.Nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës kanë thënë se aksioni në veri nuk ka të bëjë fare me ministrin Rakiq.

Sipas përgjigjes së Zyrës së kryeministrit Kurti, aksioni i djeshëm ishte për të vendosur rend dhe ligj duke luftuar krimin e organizua.

“Nëpërmjet veprimeve tona ne po prekim nervin e çështjes. Në njërën anë po vendosim rend dhe ligj duke luftuar krimin e organizuar dhe anën tjetër po shpërfaqim destruktivitetin e Serbisë dhe karakterin e vërtetë të udhëheqësve të saj.

Ata nuk po arrijnë të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër Qeverisë sonë. Prandaj po përpiqen që të nxisin konflikte të brendshme qeveritare dhe kështu të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër qeverisë. z.Rakiq nuk është çështje këtu. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit.

Ndryshe në aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës në veri janë lënduar dhjetë zyrtarë policorë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img