-8.2 C
Geneva
Thursday, February 13, 2025

A do të zgjidhet presidenti sonte, flet Kusari – Lira

Kusari-Lila tregon

Mimoza Kusari-Lila, ushtruese e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, ka bërë me dije se seanca e thirrur nga ora 21:30 do jetë vetëm për ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, e jo për zgjedhjen e presidentit.

Kusari-Lila këto pohime i ka bërë nëpërmjet një prononcimi për mediumin ‘T7’, pak para fillimit të seancës së thirrur për ndryshimin e propozuar nga kryeministri Albin Kurti sot për Ligjin e Zgjedhjeve.
“Seanca është e thirrur për Ligjin e Zgjedhjeve, jo për votim të presidentit. Vetëvendosje nuk po e dërgon vendin në zgjedhje, po e kryen një obligim për një premtim të cilin e kemi dhënë”, deklaroi ajo.

Shefja e GP’së së VV’së pati kritika edhe për opozitën, të cilët e kundërshtuan një propozim të këtillë.

“Në rast se dikush ndihet nga ky ndryshim i Ligjit, problemi nuk ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit, por pasigurinë e tyre për të ofruar një proces të qartë që përcjellë vullnetin e mërgatës”, tha ajo.

Propozimi për ndryshim të këtij Ligji, parasheh që mërgatës t’iu mundësohet të votojnë nëpër zgjedhjet parlamentare nga ambasadat dhe konsullatat përkatëse

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img