-3.7 C
Geneva
Thursday, February 13, 2025

A e ndryshoi Kurti vendbanimin për shkaqe sigurie, flet zëdhënësi i qeverisë

Kurti jetonte në një banesë rreth 60 metra katror.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka folur rreth ndërrimit të vendbanimit të kreut të Qeverisë, Albin Kurti.

I pyetur nëse Kurtit i kanë sugjeruar organet e sigurisë ta ndërrojë vendbanimin, për çështje të sigurisë së tij, Kryeziu ka deklaruar se beson që ky është dimension përcaktues për ndërrimin e vendbanimit të Kurtit.

“Për shkak të protokollit, unë nuk mund të flas shumë për këtë çështje. Unë besoj që ekziston edhe ky dimension dhe madje besoj se është përcaktues për një vendim të tillë, pra nga ana e sigurisë së tij si Kryeministër i Kosovës. Kryeministri ka një protokoll të sigurisë pavarësisht nivelit të sigurisë së tij, janë çështje të caktuara me Ligj”, ka deklaruar Kryeziu në Kanal10.

Ndryshe, Kryeministri Kurti të hënën ka ndërruar vendbanimin. Nga “Lagja e Muhaxherëve” ku kishte jetuar deri më tani, në një banesë me qera, Kurti është zhvendosur në lagjen “Taslixhe” të kryeqytetit.

Nga banesa 60 metra katror, Kurti tani është vendosur në një shtëpi, për të cilën fqinjët kanë thënë se e ka marrë me qera.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img