Abdixhiku tha se nuk i tregoi që do të kandidojë për kryetar të LDK-së, kjo është përgjigja e Besian Mustafës – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Showbiz

Abdixhiku tha se nuk i tregoi që do të kandidojë për kryetar të LDK-së, kjo është përgjigja e Besian Mustafës

abdixhiku-tha-se-nuk-i-tregoi-qe-do-te-kandidoje-per-kryetar-te-ldk-se,-kjo-eshte-pergjigja-e-besian-mustafes

Kandidati për kryetar të LDK-së, Besian Mustafa ka komentuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Lumir Abdixhiku, ku ky i fundit tha se Mustafa nuk i kishte treguar se do të kandidonte për kryetar të partisë.

Mustafa në DPT te Fidani në T7 tha se obligimin e ka ndaj qytetarëve dhe ndaj aktivistëve e anëtarëve të LDK-së.

“Ne jemi kolegë, bashkëpartiak, kemi takime e diskutime. Unë obilgimin e kam ndaj qytetarëve të Kosovës ,ndaj anëtarëve e aktivistëve të LDK-ë. LDK-ja është partia më demokartike, nuk ka asgjë të keqe që të ketë shumë kandidatura”, tha Mustafa.

Ai theksoi se këtë deklaratë të Abdixhikut nuk e sheh si dashakeqe.

“Jo nuk do të doja ta vlerësoja si të tillë, mund të ketë edhe kandidatë të tjerë. Gjithsecili i kemi kontribuar pasurimit të demokracisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, shtoi Mustafa.

Të ngjajshme

Ndryshimi i madh nga Loredana

albswiss.com

“Që në fillim thashë se do jetë personi i jetës time”, Gold AG rrëfen njohjen me bashkëshorten

albswiss.com

Dje u kërkua urgjentisht gjak për të, Cima sot tregon si e ka gjendjen pas infektimit me COVID-19

albswiss.com