Abelard Tahiri emërohet kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Abelard Tahiri emërohet kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së

abelard-tahiri-emerohet-kryetar-i-grupit-parlamentar-te-pdk-se

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka emëruar sot me vendim unanim kryetar të Grupit Parlamentar, deputetin Abelard Tahiri.

Në këtë mbledhje të cilën e udhëhoqi kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, u diskutua edhe për ndarjen e përgjegjësive të deputetëve të PDK-së në legjislaturën e tetë.

Pas diskutimeve të deputetëve, u caktuan edhe udhëheqësit e Komisioneve Parlamentare me të cilat do të kryesojë Partia Demokratike e Kosovës si dhe u dhanë propozimet për zëvendës kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve Parlamentare.

Në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, PDK si partia e dytë me 19 deputetë ka nënkryetarin e Kuvendit, deputetin Bedri Hamza si dhe udhëheqë me dy Komisione Parlamentare.

Të ngjajshme

Ish-anëtari i LDK-së thotë se gabime janë bërë edhe para se të vij Mustafa, por jo deri në këtë shkallë

albswiss.com

Nga e hëna me masa të reja, rastet aktive me Covid-19 në Prishtinë janë trefishuar

albswiss.com

Osmani flet për votat e komunitetit serb në Kosovë: Kemi ndërhyrje të drejtëpërdrejtë të shtetit serb

albswiss.com