3.8 C
Geneva
Friday, March 29, 2024

Aheng në mes të pandemisë, policia dënon 86 persona në Prishtinë

Policia ndërprenë një aheng familjar në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka ndërprerë një aheng familjar në Prishtinë ku nuk janë respektuar masat anti-Covid.

Nga Policia e Kosovë kanë konfirmuar për Express se janë shqiptuar 86 masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin e dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe dy fletëparaqitje nga Inspektorët e AUV-it.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 04 prill 2021– Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e strategjisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka. Me fokus të veçantë respektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, policia dhe inspektorët sot rreth orës 16:00, kanë ndërprerë një aheng familijar dhe kanë shqiptuar:

-Tetëdhjetë e gjashtë (86)masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin e dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe dy (2) fletëparaqitje nga Inspektorët e AUV-it.

E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është prioritetet për të gjithë ne.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img