Aksidentet janë shtuar shumë.
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes një kamioni dhe një veture, në Besi të Prishtinës.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
“Rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë( në fshatin Besi), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve (një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, tha Borovci.
Borovci theksoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin