19.6 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Aksidenti tragjik në Bullgari, prokuroria merr në pyetje tetë dëshmitarë

Ditë më parë në Bullgari ndodhi një aksident të rëndë.

Kryeprokurori i republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski deklaroi sot se prokuroria ka marrë në pyetje 8 persona dhe se ditët në vijim do të merren në pyetje edhe shumë të tjerë.

Megjithatë nën arsyetimin që të mos dëmtohet procesi i hetimit, nuk dha detaje më të thella.

“Organeve kompetente do tu japim 8 procesverbale nga personat e marrë në pyetje të cilët do të mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit. Hetimet vazhdojnë dhe ne në ditët në vijim do të marrim në pyetje edhe shumë persona të tjerë dhe procesverbalet do tua dërgojmë kolegëve bullgar”, tha ai.

“Por duke pas parasysh që të mos dëmtojmë procesin hetimor, ne nuk mund të japim informata më shumë se cilat persona i kemi marrë në pyetje dhe cilët do t’i marrim në ditët në vijim”, tha Joveski.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img