4.2 C
Geneva
Friday, April 11, 2025

Aksion i PSD-së te Qeveria, me “letrën e dorëheqjes” së Liburn Aliut

PSD-ja e Molliqajt aksion te Qeveria, me “letrën e dorëheqjes” së Liburn Aliut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar në pozitën e ministrit të Infrastrukturës, bashkëpartiakun e tij, Liburn Aliun. Megjithatë një ditë pas emërimit, Betimi për Drejtësi ka publikuar lajmin që ndaj Aliut është ngritur një aktakuzë për keqpërdorim të Detyrës Zyrtare gjatë kohës sa Liburn Aliu kishte qenë drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Lidhur me këtë lajm kishte reaguar vetë Aliu, duke thënë se nuk ishte në dijeni fare për aktakuzën.

Prokuroria ndërkohë në një sqarim për media kanë treguar se lidhur me rastin ishte intervistuar Liburn Aliu, derisa thonë se Gjykata është përgjegjëse për dorëzimin e aktakuzës.

“Pretendimet se i pandehuri L.A, nuk është pajisur me Aktakuzë nga ana e Prokurorisë, nuk qëndrojnë, sepse nëse i referohemi Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Aktakuza i paraqitet gjykatës kompetente në aq kopje sa ka të pandehur dhe mbrojtës të tyre dhe një kopje shtesë për gjykatën. Gjithashtu, gjykatës i dërgohet edhe lënda komplete e hetimit nga prokurori i shtetit, nga neni 242, paragrafi 1 i KPP-së”, thuhej në sqarimin e Prokurorisë.

Lidhur me gjithë këtë ngjarje ka reaguar Partia Socialdemokrate e Dardan Molliqajt. Sipas tyre, Liburn Aliu, do të duhej të jepte dorëheqje.

Në një aksion të sotëm tek objekti i Qeverisë PSD ka vendosur dy letra, përmes të cilave kanë treguar se çfarë do të duhej të ndodhte pas publikimit të lajmit për aktakuzë ndaj Liburn Aliut.

Zëdhënësja e PSD’së madje e ka akuzuar Kurtin për përdorimin e standardeve të dyfishta.

“Kështu do të dukej pasoja e standardit të vendosur nga Kryeministri Kurti. standardiidyfishte”, ka shkruar Natyra Kuçi.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img