Cyrih, 27 shtator 2021 – Aktorët kosovarë, që po marrin pjesë në Festivalin e Filmit të Cyrihut, respektivisht regjisorja e filmit artistik ‘’Zgjoi’’, Blerta Basholli, znj Fahrije Hoti, personazhi kryesor në këtë film, aktorja Yllka Gashi dhe ata të shfaqjes teatrale ‘’Swiss Connection’’ nga dramaturgu, Jeton Neziraj, aktorët Aurita Agushi dhe Adrian Morina vizituan Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih.
Ata u pritën nga Udhëheqësi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati dhe këshilltarja në Konsullatë, znj Shukrije Ramadani.
Me këtë rast, udhëheqësi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati, i shprehu mirëseardhje mysafirëve, duke i falënderuar ata për rolin dhe kontributin që ata po japin në promovimin dhe afirmimin e vendit dhe vlerave tona nëpërmjet diplomacisë kulturore.
Shfaqja teatrale ‘’Swiss Connection’’ e kishte premierën e saj më datën 25 shtator, 2021 në teatrin Winklewiese në Zurich, ndërsa premiera e filmit ‘’Zgjoi’’ shfaqet me datën 27 shtator, 2021./prointegra.ch/