Akuza ndaj 36 vjeçarit nga Kosova, ja çfarë iu bënte vajzave të reja në Francë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një shtetas i Kosovës i cili jeton në Mulhouse (Francë) është dërguar në paraburgim të martën.

36 vjeçari po akuzohet për tentim rrëmbimi dhe sulm ndaj të miturve.

Siç raportojnë mediat franceze, shtetasi i Kosovës ka sulmuar disa vajza në një kolegj në Mulhouse, transmeton “Bota sot”.

Ai është paditur të shtunën e kaluar.  Sipas mediave franceze, i dyshuari i ka sulmuar viktimat  posa kanë dalë nga kolegji në rrugën Aristide Briand.

Ndërkaq, në Policinë e Mulhouse kanë ardhur informacione të reja se i dyshuari edhe në muajin qershor kishte bërë një vepër të tillë.

Sipas këtyre informacioneve, i dyshuari kërkonte ndihmë nga vajzat e reja për t`i ndihmuar në telefonin e tij, por ai u transmetonte video pornografike.

Viktima të tjera u raportuan në Colmar, Lutterbach dhe Bollwiller, transmeton “Bota sot”.

Ndryshe, arrestimi i 36 vjeçarit nga Kosova, u bë i mundshëm falë hetueseve francezë të cilët hartuan një portret të tij.

Ndërsa, hetimet ndaj shtetasit të Kosovës po vazhdojnë./BotaSot

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img