Situata me COVID 19 në Kosovë, në Klinikën Infektive veç edhe një shtrat i lirë.
Nesër bëhen një vit që kur në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para me COVID 19 në Kosovë.
Sipas T7, në këtë Klinikë ka vend për 1 ose 2 pacientë, ka raportuar ajo drejtpërdrejtë nga Klinika Infektive duke u thirrur në deklaratën e u.d të Klinikës, Izet Sadikut.
Në një lidhje direkte për emisionin #gjesi ajo ka sjellë edhe intervistat e personave që janë të shtrirë në këtë klinikë.
“Shumë më mirë ndihem se ditën e parë që jam në Klinikë. Është java e katërt që jam i shtrirë”, ka thënë njëri nga pacientët.
“Kushtet që i kanë këta, janë heronjtë e qytetit”, ka thënë tutje njëri nga pacientët e shtrirë që jeton në Londër, mirëpo po mjekohet në Kosovë.