Albana Bytyqi tha se kërcënoi, reagon burri i Melizës: Nuk e kam kërcënuar në asnjë formë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Albana Bytyqi tha se kërcënoi, reagon burri i Melizës: Nuk e kam kërcënuar në asnjë formë

albana-bytyqi-tha-se-kercenoi,-reagon-burri-i-melizes:-nuk-e-kam-kercenuar-ne-asnje-forme

Reagon Dardan Stublla.

Dardan Stublla, burri i ish-kandidates për deputete të AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetes Albana Bytyqi, e cila ka thënë se ka marrë një mesazh kërcënues nga ai.

Stublla ka thënë se në asnjë formë direkte as indirekte nuk ka kërcënuar askënd e aq më pak Bytyqin.

Ai kërkoi ndihmë për, ashtu siç i quajti Stublla, shantazhet që po bëhen ndaj tij.

Postimi i plotë:

Reagim publik ndaj shpifjeve të Albana Bytyqit

Në vazhdën e shantazheve ndaj meje dhe familjes sime, sapo lexova një shkrim në njërën nga portalet se znj.Albana Bytyqi më akuzon se gjoja ka pranuar mesazh kërrcënues nga unë!!!

Unë në asnjë forme direkte apo indirekte nuk kam kërrcnuar askënd e aq më pak znj në fjalë e cila po shpif për mua.

Kam filluar që mos ti besojë policisë dhe prokurorisë për arsyje të mos veprimit, nesër do të i drejtohem Ambasadës Britanike meqë jam shtetas, të kërkoj ndihmë për shantazhet që po më bëhen nga grupet kriminale dhe nga znj. Albana Bytyqi.

Thërras organet e rendit të marrin me seriozitet këtë kanosje ndaj meje dhe familjes sime.

Të ngjajshme

Vlora Çitaku i përgjigjet ambasadorit Kosnett: Atifete Jahjaga nuk ka qenë produkt i asnjë zarfi

albswiss.com

IKSHPK thirrje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi dhe dilni vetëm për nevoja të domosdoshm

albswiss.com

Kështu do të jetë moti gjatës kësaj jave

albswiss.com