Albin Kurti e Glauk Konjufca takim virtual me Palmer e Kosnett, mësohet se për çka u diskutua – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Albin Kurti e Glauk Konjufca takim virtual me Palmer e Kosnett, mësohet se për çka u diskutua

albin-kurti-e-glauk-konjufca-takim-virtual-me-palmer-e-kosnett,-mesohet-se-per-cka-u-diskutua

Kurti e Konjufca takim virtual me Palmer e Kosnett, ja çfarë diskutuan.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe anëtari i Kryesisë, Glauk Konjufca kanë zhvilluar takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matt Palmer dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Përmes një postimi në Tëitter, Kurti tha se në këtë takim mes tjerash diskutuan për nevojën urgjente të Kosovës për vaksina dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot kam pasur një takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matt Palmer dhe ambasadorin Kosnett. Ne diskutuam nevojën urgjente të Kosovës për vaksina, rëndësinë e investimeve tëShteteve të Bashkuara dhe koordinimin midis SHBA dhe BE mbi dialogun”, shkroi Kurti.

Ai tha se Palmer e përgëzoi për fitoren në zgjedhje dhe shprehu mbështetjen e tij.

Të ngjajshme

Rozeta pranoi detyrën e ministres

albswiss.com

Regjistrimi i diasporës kontestohet nga opozita

albswiss.com

Njerku e bën për spital të miturën

albswiss.com