Ambasadori gjerman e thotë në Serbi: Bombardimet e NATO-s të vitit 1999 ishin të domosdoshme – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Ambasadori gjerman e thotë në Serbi: Bombardimet e NATO-s të vitit 1999 ishin të domosdoshme

ambasadori-gjerman-e-thote-ne-serbi:-bombardimet-e-nato-s-te-vitit-1999-ishin-te-domosdoshme

Bmbardimet e NATOS.

Ambasadori gjerman në Serbi Thomas Scheib ka folur për bombardimet e NATO-s në vitin 1999 ndaj Serbisë.

Sipas Schieb, intervenimi duhej të ndodhte për të parandaluar gjenocidin dhe një katastrofë humanitare në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Ai tha se bombardimet nuk ndodhën rastësisht dhe ishin të nevojshme për të parandaluar atë që po zhvillohej në Kosovë.

“Unë jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e diskutueshme dhe se nuk kishte asnjë vendim të Këshillit të Sigurimit të KB, për fillimin e veprimit ushtarak. Por duhej marrë një vendim, qëllimi ishte të shmangej një katastrofë humanitare, të shmangej gjenocidi”, tha ai për Televizionin e Vojvodinës.

Referuar raporteve dhe dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, Schieb ka përçuar edhe në Serbi mesazhin e Berlinit zyrtar se duhet të përfundojë me normalizim të raporteve midis dy vendeve.

Të ngjajshme

Numri i kandidatëve për kryetar të LDK-së vështirëson zgjedhjen e kryetarit

albswiss.com

Paguhen shtesat prej 100 eurosh për mësimdhënësit parauniversitarë

albswiss.com

Besa Shahini e kritikon Vjosa Osmanin për deklaratën e saj në BBC: E pavërtetë, populliste dhe anti-patriotike

albswiss.com