17.2 C
Geneva
Wednesday, October 22, 2025

Ambasadori i Kosovës në Bern mirëpret homologun e ri të BE-së, Andreas Künne

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet përfaqësive diplomatike në Bernë.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Sh.T. Mentor Latifi, ka pritur në një takim njoftues ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Bernë, Sh.T. Andreas Künne.

Gjatë takimit, dy diplomatët diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, me fokus të veçantë në raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. U theksua rëndësia e ruajtjes së komunikimit të ngushtë dhe të rregullt ndërmjet përfaqësive diplomatike në Bernë, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.

Ambasadori Latifi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën dhe ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të avancuar agjendën evropiane. Në anën tjetër, ambasadori Künne shprehu gatishmërinë e tij për të çuar përpara dialogun dhe bashkëpunimin në frymën e partneritetit të ndërsjellë.

Takimi shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të koordinimit ndërmjet misioneve diplomatike në Bernë dhe vazhdimit të dialogut konstruktiv ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në funksion të stabilitetit dhe integrimit evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor./Alb’swiss TV/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img