Anëtari i PDK-së i reagon Kurtit.
Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se vendimi për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje nga ana e VV-së ësht arbitrar dhe QUINT-i duhet të reagojë.
Gjoshi ka shkruar se nuk ka asnjë shembull si ky dhe këtë praktikë e ndjek Putini dhe diktatorët tjerë.
“Në mungesë të gjetjes së vakcinave për qytetarët e Republikës së Kosovës, ky njeri po tenton t’i jap një grusht të rëndë demokracisë së vendit tonë.
Ambasadat e QUINT-it duhet të alarmohen për paralajmërimet e Albin Kurtit dhe të ndalojnë arbitraritetin e tij për të ndryshuar ligje që prekin të gjithë shoqërinë.
Nuk ka askund në botë një shembull si ky, as në procedurën e ndjekur dhe as në përmbajtjen e tij. Vetëm Putini dhe diktatorë të tjerë i kanë ndryshuar ligjet në këtë mënyrë, duke e rrezikuar hapur demokracinë. Në çdo vend demokratik ndryshimi i ligjeve të tilla bëhet me konsensus politik.
Ligji për zgjedhjet nuk i takon vetëm një subjekti politik, por është për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gjoshi.