9.5 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Ankohet Vuçiq: Po zhdukemi si komb

Presidenti i Serbisë ka ngritur shqetësimin se serbët si komb po zhduken. Dhe për këtë, ai sot ka bërë ditur se për çdo fëmijë të parë të çiftit, shteti do të ndajë 2.550 euro.

“Duke pasur parasysh se po zhdukemi si komb, se jemi çdo ditë e më pak, të dhënat na thonë se për shtim na duhen 2.15 fëmijë për familje”, tha Vuçiq.

Sipas tij, asnjë familje nuk do të duhej të kishte më pak se dy fëmijë, por dy e më shumë.

Vuçiqi ka ofruar mbështetje të ndryshme për nënat që lindin fëmijën e tretë apo të katërt. Për fëmijën e tretë, nënat do të marrin nga 85 euro në muaj për 10 vjet rresht, ndërkohë për fëmijën e katërt 150 euro në muaj për 12 vjet.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img