Në muajt e fundit të shtatzënisë, Arbenita Ismajli në “hall” për këtë gjë.
Partnerja e reperit Fero, Arbenita Ismajli, është në muajin e tetë të shtatzënisë e shumë shpejt do të mbajë në krahë fëmijën e saj të parë.
Çifti i njohur ka zbuluar se do të bëhet me një vajzë, por që ende nuk ka menduar për emrin e të voglës. Për këtë arsye, modelja e njohur ka vendosur që të kërkojë ndihmën e ndjekësve të saj në rrjetet sociale.
“A mund të më sugjeroni një emër për vajza në koment ju lutem”, shkroi Arbenita në postimin e saj, që e shoqëroi me disa foto.
E gjeni dot se cili emër ishte më i sugjeruari? “Feronita”, bashkimi i emrave të çiftit shumë të komentuar.
Kujtojmë se Arbenita dhe Fero zbuluan se do bëheshin prindër vetëm pak kohë më parë, pasi i dhanë fund beqarisë. Pavarësisht se thashethemet qarkullonin prej kohësh në media, modelja konfirmoi lajmin se ishte në pritje të ëmbël në muajin e 8-të të shtatzënisë, teksa publikoi edhe disa foto me barkun e rrumbullakosur.