8.8 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Ardhja e vaksinave e gjen Kosovën me situatë alarmante, mbi 13 mijë e 500 raste aktive me koronavirus

Shifra të larta po rezultojnë ditëve të fundit me COVID-19 në Kosovë.

Sot në Kosovë nisi edhe zyrtarisht procesi i vaksinimit kundër koronavirusit.

I pari që mori vaksinën ishte pikërisht kryeministri i vendit, Albin Kurti, shkruan lajmi.net.

E ky proces do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme, ku do të vaksinohen personeli mjekësor dhe të moshuarit.

Ardhja e vaksinave duket të jetë mëse e mirëpritur pasi që në ditët e fundit në vendin tonë ka pasur rritje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus si dhe fataliteteve.

Kështu, veç në 24 orët e fundit u konfirmuan 774 raste pozitive e katër fatalitete.

Aktualisht, në vendin tonë janë 13 mijë e 593 raste aktive.

Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.

Ndërkaq, janë shëruar 73 mijë e 318 persona

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img