Ivan Todosijeviq, deputeti i Kuvendit e ish ministri i pushtetit lokal sipas burimeve të Klan Kosovës është arratisur nga Kosova.
Afati i fundit për paraqitjen e tij ka qenë sot 6 tetor në ora 12:00, kur është afati i fundit që ndaj tij të nis ekzekutimi i dënimit me burgim prej 2 vjetësh.
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, ka thënë që përkundër këtij afati Todosijeviq nuk është paraqitur.
“Lidhur me rastin, bazuar në raportin 24 orësh të Qendrës Operative, e cila vepron në kuadër të SHKK-së, ju njoftojmë se personi në fjalë deri në këto momente nuk është paraqitur për mbajtje të dënimit në institucione korrektuese”, ka thënë Gashi.Todosijeviq u dënua pasi e quajti trillim masakrën e Reçakut.Veç Themelores, 2 vjetët me burg ia konfirmoi këtë Gusht edhe Gjykata e Apelit.
Një ditë pasi doli vendimi i marrë nga 2 gjyqtarë shqiptar e 1 serb, gjyqtarët serb në veri protestuan duke e ndalur punën, ndërkaq presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar protesta në rast se Ivan Todosijeviq arrestohet.