19.7 C
Geneva
Friday, March 14, 2025

Arrestohen zyrtari komunal në Gjilan dhe një fermer për keqpërdorim të subvencioneve

Keqpërdorim i subvencioneve, arrestohen zyrtari komunal në Gjilan dhe një fermer.

Drejtoria e Kri.meve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia në Gjilan, ka arrestuar një zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan dhe një fermer, raporton Gazeta Express.

Zyrtari komunal dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa fermeri për mashtrim.

Sipas burimeve të Gazetës Express, të dyshuarit në bashkëveprim, e kanë vendosur parcelën e një personi, pa dijeninë e tij, në aplikacionin për subvencione, konkretisht për grurë.

Rasti është denoncuar pas besimit që kanë krijuar qytetarët nga aksioni “Subvencioni 2021”, i cili la të prangosur mbi 20 persona, shumica nga ta zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Arrestimi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit zyrtari komunal dhe fermeri janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të dyshuarit dhe vik.tima janë të nacionalitetit serb.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img