0.2 C
Geneva
Sunday, January 11, 2026

Arrestohet punëtori i Aeroportit të Prishtinë i cili pranoi valixhen e cila kishte 5 kilogram më tepër në këmbim të 50 eurove

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pranoi valixhen e cila kishte 5 kilogram më tepër në këmbim të 50 eurove, arrestohet punëtori i Aeroportit të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje një person i dyshuar mashkull/kosovar, gjatë kryerjes se detyrave në Aeroportin e Prishtinës, si shërbyes i Udhëtareve (PHS, Check-ing), ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat dhe nuk i ka përmbushë detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit personal, raporton Gazeta Express.

Sipas PK’së, i dyshuari (punëtorë i Aeroportit) kishte pranuar 50 euro nga ankuesi i cili kishte tejkaluar kilogramët e lejuar në bagazhin e tij (rreth pesë kg me tepër).

I dyshuari në këtë rast pranon 50 euro në këmbim për ta lejuar personin që të vazhdoje tutje pa përfillur procedurat tjera për pagës për kilogramët e tepërt në bagazh.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet procedurë penale dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje, përderisa rasti dorëzohet në njësinë e krimeve ekonomike të PK-së për veprime të mëtejme.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img