Asnjë vdekje dhe 9 persona kanë rezultuar pozitiv me koronaavirus.
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuare se në 24 orët e fundit, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan Gazeta Express.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.898 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.614.212 doza të vaksinës.
Deri më sot 761.003 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.591 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.758. Në total numri i rasteve aktive është 334.