11.2 C
Geneva
Wednesday, October 29, 2025

AVIVO rihap dyert me zemër të madhe në lokacionin e ri

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shoqata AVIVO ka hapur zyrat e saj të reja në një lokacion të ri dhe më të përshtatshëm për anëtarët dhe komunitetin. Që tani, AVIVO është vendosur në adresën 97, rue de Lyon, një hapësirë që ofron kushte më moderne dhe më të përshtatshme për aktivitetet e përditshme të shoqatës.

Ceremonia e mirëseardhjes për anëtarët e parë në ambientet e reja u zhvillua me një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore. Ndër të pranishmit ishin edhe dy figura të rëndësishme për historinë dhe shpirtin e AVIVO-s: zonja Rose Germanier, anëtarja më e vjetër dhe një personalitet i dashur, e cila tashmë ka mbushur një shekull jetë, si dhe zonja Éléonore Zwick Merchand, ish-kryetare e shoqatës, e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pensionistëve dhe të moshuarve.

Pjesëmarrësit u shprehën shumë të kënaqur me hapësirat e reja, që përveç funksionalitetit, reflektojnë gjithashtu përkushtimin e AVIVO-s për të qenë një pikë referimi për komunitetin, duke ofruar shërbime të afërta, këshillim dhe mbështetje për të gjithë ata që kanë nevojë.

Mesazhi i Kryetari të Shoqatës, zotri Ueli Leuenberger, ejani të na vizitoni dhe mbi të gjitha, bëhuni anëtarë për të na mbështetur në misionin tonë! Kuota vjetore është vetëm 56 franga. Më shumë informacion në: www.avivo.ch.

E themeluar në Gjenevë në vitin 1949, AVIVO (Association de défense et de détente de tous les retraités et futurs retraités) është një lëvizje qytetare e pavarur që i ka kushtuar dekada të tëra mbrojtjes së të drejtave të pensionistëve, personave në moshë të tretë dhe atyre me të ardhura modeste. Me një rrjet të gjerë vullnetarësh dhe një histori të pasur angazhimi social, AVIVO vazhdon të jetë një zë i fuqishëm për drejtësi shoqërore dhe solidaritet./Alb’swiss TV/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img