19.6 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Babai shkon në Bullgari për ta parë vajzën që shpëtoi nga aksidenti: E pashë nga xhami, po qante, duart i ishin djegur

Në aksidentin e ndodhur në Bullgari, ka pasur edhe të mbijetuar.

45-vjeçari Adnan Jasharovski udhëtoi për në spital në Sofje të Bullgarisë pasi tha se vajza e tij 16-vjeçare, Zulejha Jasharovski e telefonoi për t’i thënë se i kishte mbijetuar tragjedisë.

“Ajo po qante. Duart i ishin djegur, por përndryshe mirë”, i tha ai Reutersit jashtë spitalit.

Jasharovski tha se e pa vajzën e tij vetëm nga dera, pasi nuk u lejua të hynte brenda në dhomë.
“Ajo nuk tha shumë, po qante dhe ishte në shok. E pashë vetëm nga dera pasi për shkak të Covidit, nuk më lanë në dhomë”, tha ai.

Të paktën 46 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave të aksidentit të sotëm ka edhe fëmijë.

Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin BTV.
Në autobus besohet të kenë qenë mbi 50 persona.

“Kjo është një tragjedi e madhe”, u tha gazetarëve në Sofje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img