4.9 C
Geneva
Thursday, April 10, 2025

Balotazhi, LDK dhe VV nisin negociatat për koalicionin në këtë komunë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime sheh gjasa reale për arritjen e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kryetari i degës, Kadri Emini, ka thënë se koalicioni me LVV-në do të varet nga negociatat mes përfaqësuesve të dy subjekteve.

“Realisht ka mundësi të bëhet një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje por kjo varet nga negociatat që do të zhvillohen me VV-në dhe në koordinim të plotë me qendrën”, ka thënë Emini për Albanian Post të mërkurën.

Emini ka theksuar se deri tani nuk e kanë shqyrtuar asnjë mundësi për të bashkëpunuar me partinë e cila ka dalë e dyta në zgjedhje, me PDK-në.

“Me PDK nuk e kemi në plan që të diskutojmë fare”, ka thënë ai.

Të hënën, kandidati i LDK-së për kryetar komune, Bedri Zeqiri, u shfaq nën shoqërinë e Qemajl Aliut, kandidatit të LVV-së që do të garojë në balotazh kundër kryetarit aktual të Komunës së Shtimes, Naim Ismajlit të PDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje siguroi 45,10% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, ndërkaq PDK-ja mori 44,64% të votave.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img