17.1 C
Geneva
Saturday, March 15, 2025

Barcelona merr vendim ta shkarkoj Koemanin

Ronald Koeman shkarkohet pas disa orëve.

FC Barcelona është duke kaluar në një situatë mjaftë të tmerrshme.

Humbja nga Benfica ka ndikuar që Barcelona të mos e këtë të sigurt kualifikimin, derisa kjo ka ndikuar edhe në të ardhmen e Ronald Koeman, transmeton lajmi.

Menjëherë pas rikthimit nga Portugalia, bordi i Barcelonës mbajti një takim ku të pranishëm ishin Joan Laporta, zëvendëspresidenti Rafa Yuste, drejtori i futbollit Mateu Alemany dhe këshilluesi i presidentit, Enric Masip.

Mediumi spanjoll me burime të shumta te katalunasit, Sport, raporton se me shumë gjasa Koeman mund të shkarkohet në orët e ardhshme.

Mbetet të shihet nëse Koeman do jetë ende trajner këtë të shtunë ndaj Atletico Madridit, që më shumë gjasa mund të jetë ndeshja e fundit si trajner i Barcelonës.

Pos kësaj, Sport zbuloi edhe dy kandidatët kryesorë, pra Xavi Hernandez dhe Roberto Martinez.

Por, kjo nuk e mbyll opsionin e Andrea Pirlos, të cilin e pëlqen Laporta.

Orët e ardhshme do jenë vendimtare dhe Barcelona do vendos për trajnerin e ri.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img