Pas dy barazimesh radhazi në ligë, Barcelona ka gjetur fitoren.
Katalonasit kanë mposhtur Levanten me rezultat 3-0 në ndeshjen e javës së shtatë të La Ligas që u zhvillua në Camp Nou.
Dy gola Barca i shënoi në pjesën e parë të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Fillimisht realizoi Memphis Depay në minutën e gjashtë të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Luuk De Jong në minutën e 14-të të ndeshjes.
Golin e tretë e shënoi Ansu Fati në minutat shtesë.
Pas kësaj fitoreje, Barca është në vendin e pestë në tabelë me 12 pikë, pesë më pak se Reali që është në vendin e parë.
Në javën e ardhshëm, Barca është mysafir e Atletico Madridit.