9.2 C
Geneva
Friday, October 17, 2025

Bëhu Zëri i Profesionistëve Shqiptarë të Mjekësisë në Zvicër

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga Majlinda Sulejmani, Nënkryetare – Federata e Mjekëve në Evropë – Seksioni i Zvicrës

Të nderuar kolegë e profesionistë të sektorit shëndetësor,

Në cilësinë e Nënkryetares së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Seksioni i Zvicrës, dëshiroj t’ju njoftoj se aktualisht jemi në proces të zgjerimit të kryesisë sonë.

Qëllimi ynë është të forcojmë përfaqësimin profesional të gjithë profesionistëve shqiptarë të fushës së mjekësisë dhe shëndetësisë që veprojnë në Zvicër, si dhe të avancojmë bashkëpunimin me institucionet shëndetësore në nivel kombëtar dhe evropian.

Federata jonë shërben si një platformë bashkimi për mjekë, infermierë, terapistë, koordinues shëndetësorë, si dhe profesionistë të tjerë që kontribuojnë në sistemin shëndetësor. Synimi ynë është të krijojmë një rrjet të fortë profesional, ku vlerat e dijes, përkushtimit dhe solidaritetit të jenë në qendër të çdo iniciative.

Në këtë kuadër, po kërkojmë persona të përkushtuar, me integritet dhe vizion profesional, të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e kryesisë së seksionit të Zvicrës dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të federatës.

Të interesuarit janë të lutur të paraqesin interesimin e tyre përmes kontaktit direkt ose nëpërmjet adresës elektronike të federatës.

Bashkë mund të ndërtojmë një komunitet më të fortë, që i jep zë profesionistëve shqiptarë në mjekësi dhe shëndetësi në mbarë Evropën. /SAM24.info

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img