23.9 C
Geneva
Wednesday, May 7, 2025

Bëhuni gati, ky është moti që na pret në ditët në vazhdim

Në vendin tonë po vazhdon të mbizotërojë një mot stabil.

Fundjava pritet të jetë me kthjellime. Të dielen në mëngjes do të ketë ngrica e mjegull, derisa javën e ardhshme priten edhe reshje shiu, raporton Express.

Moti i qëndrueshëm mbetet edhe ditëve të fundjavës, ku të dielen do të ketë më shumë diell, por orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me kushte për mjegull dhe ngrica.

Nga dita e hënë do të ketë shtim të vransirave, si dhe priten edhe reshje shiu kohëpaskohe, që vazhdojnë edhe ditën e martë. Në vise të larta malore ka gjasa të ketë reshje dëbore. Të reshurat deri të martën mbrëma pushojnë.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, vetëm në pjesë ku mund të ketë qarkullim më të mirë ajror, ditën e shtunë indeksi do të jetë edhe në vlera të pranueshme.

20.11 – Paradite me vransira, e gjatë ditës vransirat shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.

21.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull, vende-vende edhe ngrica.

22.11 – Kryesisht me vransira. Pasdite e në mbrëmje kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

23.11 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu.

24.11 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale të dielen zbresin edhe në -1C, e më pas shënojnë rritje deri në 5C e 7C. Temperaturat maksimale në fundjavë në rritje deri në 13C e 14C, e më pas në rënie deri në 8C ditën e mërkurë.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, nga dita e diel nga krahu jugor 2-5m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img