Bënte “manovra” me veturë në rrugë, gjobitet vozitësi

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjobitet vozitësi i cili bëri “manovra” me veturë në rrugë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka gjobitur me 150 euro dhe marrje një pikë një person, i cili me veturën e tij kishte rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.

“Policia falë bashkëpunimit të mediave ka pranuar një video dhe në bazë të sajë është identifikuar kundërvajtësi, i cili me veprimet e tij ka rrezikuar komunikacionit rrugor duke bërë manovrim të pa sigurt në rrugë duke kaluar nga njëri shirit në tjetrin”, thuhet në një postim të policisë.

Për më tepër, policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore për të gjithë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img