fbpx
-12.2 C
Geneva
Monday, January 20, 2025

Bernard Challandes: Nuk jemi të lumtur me trajtimin që mediat spanjolle ia kanë bërë Kosovës

Bernard Challandes ka mbajtur konferencë për media një ditë përpara ndeshjes.

Spanja nuk e njeh Kosovë, a do të jetë ky motivim më i madh për lojtarët që ta fitojnë ndeshjen, ka pyetur një gazetar i ‘El Pais’ trajneri e Kosovës, Challandes.

“Unë nuk flas për situatat politike, puna ime është vetëm një trajner. Unë duhet të gjejë zgjidhje sa i përket futbollit”.

“Unë dua të luajë futboll, dua të kemi topin më shumë në këmbë. Kundër Spanjës një gjë e tillë nuk është e lehtë, prandaj duhet të gjejmë një zgjidhje. Filozofia jonë është që të luajmë në mënyrë ofanzive. Megjithatë, do të mbrohemi më shumë kundër Spanjës, e kemi të nevojshme një gjë të tillë”, ka thënë Challandes.

Ai gjithashtu është pyetur nëse ‘mos-respektimi’ nga Federata e Spanjës mbi çështjen e Kosovës, si po e trajton Kosovën mediat e Spanjës?

Challandes është shprehur në këtë mënyrë: “Sigurisht nuk jemi të lumtur me këtë gjë nuk mund ta fshehim, kjo sigurisht që mund të ndikojë në aspektin individual, mirëpo është një sfidë e madhe që të luajmë në këtë vend dhe kundër këtij ekipi. Motivimi më i madh dhe ai kryesor është ndeshja ndaj një ekipi sikurse Spanja. Jemi këtu vetëm në futboll dhe asgjë tjetër”.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img