Besnik Bislimi priti në takim shefin e OSBE-së.
Zëvendëskryeministri i parë Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Ambasadori Davenport uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës, duke ofruar mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë në fusha të ndryshme relevante ku ata kanë ekspertizë.
Bislimi e falënderoi atë për vizitën dhe i uroi njëkohësisht edhe Ambasadorit marrjen e detyrës së re si Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Një ndër temat e diskutimit ishte interesi dhe vullneti i qeverisë dhe donatorëve që të punojnë në drejtim të koordinimit më të mirë të burimeve dhe mjeteve donuese.
Në fund të takimit, të dy falënderuan njëri tjetrin për kohën dhe gatishmërinë.