Betimi i një guerili

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

(Kushtuar Ali A. Ajetit, vrarë më 30 maj 1989 në Shtedim të Podujevës, në dyluftim me forcat pushtuese të Serbisë.)

Betohem se do të lëshoj rrënjë,
si rrapi shekullor i Dyzit.

Nuk do ta marr malin,
as s’do ta lëkund qerpikun.

Nuk do ta turpëroj familjen,
as farefisin.

Do të qëndroj,
edhe po u bëra pluhur e hi,
këtu ku lindën e jetuan
të parët e mi.

Nuk do t’i kënaq
shovinistët serbo-sllavë
me frikë e nënshtrim.

Do të luftoj për Llapin
dhe Gallapin tim.

Krisma e armës sime do të jehojë
në Shalë të Bajgorës,
në Drenicë,
në Karadak,
në Kaçanik,
në Dukagjin
e në Podguri.

Vdekjen dua ta bëj si burri,
ashtu siç e bënë:

Isa Boletini,
Oso Kuka
dhe Bajram Curri.

Nga gjaku im
do të mugullojnë malet
e do të lulëzojnë fushat.

Do të kujtohem
si Hasan Prishtina
e si Shaban Polluzha.

Derisa të ekzistojë
toka dhe qielli,
do të më këndohet kënga;

krenar me mua do të ndihen
Prishtina,
Shkupi,
Ulqini
e Tirana.

Arif Ejupi
Gjenevë, 9 qershor 1997

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img