Betohen deputetët e rinj të Kuvendit dhe ata që munguan në seancën konstituive – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Betohen deputetët e rinj të Kuvendit dhe ata që munguan në seancën konstituive

betohen-deputetet-e-rinj-te-kuvendit-dhe-ata-qe-munguan-ne-seancen-konstituive

Në seancën plenare të Kuvendit janë betuar deputetët e rinj që kanë zëvendësuar ata të cilët janë bërë pjesë e qeverisë, dhe ata që kanë munguar në seancën konstituive më 22 mars.

Zëvendësimi i deputetëve sipas votave dhe jo sipas gjinisë (bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese) ka sjellë ndryshim të emrave të kandidatëve që rekomandohen për zëvendësimin e deputetëve që u bënë ministra.

Nga Lëvizja Vetëvendosje do të jenë dy emra të rinj, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli, të cilët do të zëvendësojnë dy deputetë që u bënë ministra.

Në vend të Mustafës dhe Dugollit, në fillim ishin Yllza Hoti e Gresa Bytyqi, të cilat kishin hyrë për shkak të kuotës gjinore.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët u betuan sot, nga Lëvizja Vetëvendosje janë: Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli.

Nga komunitetet janë betuar deputetët, Enis Kervan, Fridon Lala dhe Samra Ilijazi

Poashtu edhe Memli Krasniqi, Ardian Kastrati, Avdullah Hoti, Armend Zemaj, Behgjet Pacolli janë betuar sot si deputetë pasi nuk kishin marrë pjesë në seancën e 22 marsit.

Të ngjajshme

Ngatërrim i prioriteteve në kohën e pandemisë

albswiss.com

Rreth 14 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

albswiss.com

New York Times me artikull për Kosovën: Gratë gjejnë fuqinë në kutitë e votimit

albswiss.com