fbpx
18.8 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Bislimi: Vendimi për reciprocitet iu komunikua Bashkësisë Ndërkombëtare 12 ditë para zbatimit

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me marrëveshjen për targat të arritur në Bruksel.

Bislimi, njëherësh shef i delegacionit të Kosovës në Bruksel iu është përgjigjur deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me këtë marrëveshje.

Ai ndër të tjerash deklaroi se në këto diskutime për targat kishte shumë të pavërteta e njëra prej tyre ishte edhe ajo se vendimi për reciprocitetin ishte i pakonsultuar me opozitën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare.

“Ky vendim u është komunikuar si Bashkësisë Ndërkombëtare ashtu edhe opinionit vendor që në datën 9 shtatorit 2021, do të thotë 12 ditë para fillimit të zbatimit të tij dhe unë deri më sot nuk e kam ditur që Ministria e Punëve të Brendshme duhet të konsultohet me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së para se marrë ndonjë vendim operativ”, u shpreh Bislimi.

Bislimi, njëherësh shef i delegacionit të Kosovës në Bruksel iu është përgjigjur deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me këtë marrëveshje.

Ai ndër të tjerash deklaroi se në këto diskutime për targat kishte shumë të pavërteta e njëra prej tyre ishte edhe ajo se vendimi për reciprocitetin ishte i pakonsultuar me opozitën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

“Ky vendim u është komunikuar si Bashkësisë Ndërkombëtare ashtu edhe opinionit vendor që në datën 9 shtatorit 2021, do të thotë 12 ditë para fillimit të zbatimit të tij dhe unë deri më sot nuk e kam ditur që Ministria e Punëve të Brendshme duhet të konsultohet me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së para se marrë ndonjë vendim operativ”, u shpreh Bislimi.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img