32.3 C
Geneva
Saturday, June 21, 2025

Bokseri Haxhi Krasniqi dyshon se Boesel përdori doping

- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Boksieri shqiptar Robin Kransiqi ka bërë dy ankesa në Federatën Gjermane të Boksit pas humbjes së titullit ndaj Dominic Boesel, kështu thotë menaxheri Luan Dreshaj.

Krasniqi humbi titullin e IBO-së në kategorinë gjysmë të rëndë në këtë muaj me anë të vendimit të gjyqtarëve që i dhanë fitoren Boeselit.

Por, Krasniqi ka dyshime se Doesel ka përdorur doping në këtë ndeshje, këtë e zbuloi menaxheri Dreshaj për Klan Kosova.

“Gjithsej Bosel ka pasur 29 goditje ilegale te Robini, çka është një skandal tepër i madh, kam diskutuar edhe me gjyqtarin që ka qenë në ring, është dashur që me kohë që t’i tërheq vërejtjen, por shihej se nuk dëshironte që ta bënte”.

“Është shumë e çuditshme se si Boesel ju ka mbijetuar disa goditjeje, të cilat një vit më para ka rënë në tokë, ka pësuar një nokaut, kemi dyshimet e mia dhe të gjithë, me procesin e kontrolleve të dopingut, kemi dyshime të mëdha, edhe ato i kemi përfshi në ankesën nëntë faqe që e kemi dorëzuar tek Federata e Boksit Gjerman”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kujtojmë se Krasniqi tha se e meritoi fitoren dhe që vendimet e gjyqtarëve ishin pakuptim

Të Fundit
Postimet më të lexuarat
- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img