11.1 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Brenda 2-3 ditësh, trupat e viktimave të tragjedisë në Bullgari do arrijnë në Maqedoni

Një aksident fatal ka ndodhur në Bullgari.

Nazim Bushi zëvendës ministër i Punëve të Brendshme thekson se kanë kontaktuar me familjarët e viktimave, si dhe kanë dërguar në institutin e mjeksisë ligjore për të marrë analizat e ADN-së.

“Gjatë tërë ditës ne si Ministri e Punëve të brendshme kemi ndërmarrë nëpërmjet sektorëve të punëve të brendshme duke filluar nga Dibra në Shkup. Kemi kontaktuar familjarët e viktimave, kështu që kemi dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për të marrë analizat e ADN-së”, tha Bushi

Ai thekson se nuk ka asgjë zyrtare dhe nuk dihet ende arsyeja se pse ndodhi si dhe po presin nga autoritetet bullgare që ta qartësojnë situatën.

“Ende nuk kemi asgjë zyrtare, presim, arsyet nuk i dijmë për çka, po presim hetimet nga autoritetet bullgare, dhe ditëve në vijim do të j’u informojmë gjithçka. Trupat e viktimave mendohet të mbërrijnë brenda dy ose tre ditëve”, shtoi Bushi.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img