Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kundërshton miratimin e Projektligjit që i hap rrugë miratimit të pagës minimale në vlerë 264 euro bruto.
Në reagimin e BSPK-së, përmes një komunikate, thuhet se propozimi i qeverisë për pagën minimale nuk ka kaluar as në Këshillim Ekonomik Social (KES).
“ Në Takimin e fundit të KES-it, më 10 mars, në votim u hodhën dy propozime për vlerën e Pagës minimale – 264€ dhe 300€, dhe asnjëri nga këto propozime nuk mori vota e duhura – 2/3 e votave”, thuhet në reagim.
BSPK-ja rri fuqishëm pas kërkesave sindikale dhe do të vazhdojë me artikulimin e kërkesave të federatave sindikale në të gjitha format e lejuara me ligj-por nuk do të tërhiqet.